Maqedonia festoi Ditën e pavarësisë

TË FUNDIT

Një delegacion ki Kuvendit i Republikës së Maqedonisë me rastin e 8 Shtatorit, “Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë” vendosi lule në përmendoren “Heronjtë e rënë për Maqedoninë” në parkun “Gruaja luftëtare”. Në ceremoninë e shënimit të kësaj dite morën pjesë edhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, delegacione diplomatike, partiake, komunale dhe qytetarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot Republika e Maqedonisë shënon 24 vjet pavarësi të referendumit të mbajtur me sukses në të cilin qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, ku pësuan nga Turqia, Sllovenia, Rusia, Bosnje dhe Hercegovina dhe vendet të tjera. Shtetësia e Maqedonisë u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill të vitit 1992, ndërsa më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.