Sonte në këtë stadium të qytetit të Kopenhagës përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll përballet me Danimarkën në ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Trajneri Goce Sedloski dhe kapiteni Enis Bardhi në konferencën për media thanë se ekipi është I gatshëm dhe se do të japin gjithçka për tu kthyer me kokën lartë në Shkup.
“E dimë se ku i ka Danimarka pikat e dobëta dhe të forta. Ata dinë të lujanë futboll ofanizv. Jemi përgatitur në këto tre ditët që ishim bashkë, kemi bërë mjatueshëm analiza dhe kemi folur se si t’i ndalojmë cilësitë e tyre të forta. Kështu që mendoj se jemi të gatashëm për gjithcka”, tha Bardhi.
“Qëllimi ynë të vijmë këtu, të luajmë dhe edhe pse të gjithë mendojnë se nuk jemi favorit…rolin e favoritet ja lëmë Danimarkës. Por ndonjëherë favoritët nuk fitojnë. Qëllimi ynë është ta eliminojmë Danimarkën”, u shpreh Sedloski.
Sedloski do të ketë debutimin në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij si trajner. Lista e futbollistëve që ka zgjedhur është pak e ndryshuar nga ajo e fundit e Milevskit. Ndonëse i grumbulloi, Sedloski vendosi që Reshat Ramadani, Imran Fetai, Luka Stankovski dhe Tihomir Kostadinov t’i dërgojë në tribunë.
Më parë, për shkak të dëmtimit, në këtë ndeshje mungon mbrojtësi i krahut të majtë, Ezgjan Alioski.
Te Danimarka, selektori Riemer ka shumë probleme me dëmtime. Mungojnë: Andreas Christensen, Patrick Dorgu, Joachim Andersen, Christensen dhe dy portierët kryesorë, Schmeichel dhe Jorgensen. Me Danimarkën deri tani kemi luajtur tre ndeshje mes vete, ku kemi një fitore, një humbje dhe një barazim.
Ndeshja në stadiumin “Parken” në Kopenhagë nis në ora 20:45.
Sonte në program janë edhe ndeshjet tjera gjysmëfinale të play-off-it për Botërorin. Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e 16 përfaqësuesetve që synojnë një biletë për në Kampionatin Botëror. Nga këto ndeshje play-off, katër përfaqësuese do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Nga Kopenhaga per TV21 Artan Nuhiu.
