Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.165 teste të kryera janë regjistruar 813 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 549 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 998 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27 – 29.12.2021 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 234.277 raste, prej të cilëve 215.852 janë shëruar, kurse 8.042 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 10.383 raste aktive me koronavirus.
