Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është nisur drejt Kopenhagës, ku të enjten do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, përcjell TV21. Ndeshja zhvillohet më 26 mars, me fillim nga ora 20:45, dhe konsiderohet vendimtare për vazhdimin e rrugës drejt Botërorit.
Danimarka llogaritet favorite në këtë duel, sidomos për shkak të cilësisë në përbërje dhe faktit që luan në shtëpi, ndërsa Maqedonia e Veriut synon të befasojë dhe të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik.
Fituesi i kësaj përballjeje do të avancojë në finalen e play-off-it, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit tjetër, Çeki-Irlandë, për një vend në Kupën e Botës 2026.
