“Jemi këtu në stadiumin e qytetit Torshavn në Ishujt Faroe.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të shtunën nis ciklin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kur përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski në ndeshjen e parë përballen me përfaqësuesen e këtij ishulli”, raporton gazetari Artan Nuhiu nga TV21.
Përfaqësuesja këtu ka arritur të enjten derisa ka zhvilluar dy stërvitje të lehta sa për tu ambientuar me terrenin. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja është me bari artificial, për cka ekipi shpreson që kjo mos të jetë problem. Përveç fushës është edhe moti që dallon shumë. Derisa në Shkup gjatë nisjes temperatura ishte rreth 30 gradë, në Torshavn lojtarët i priti një temperature prej 10 gradë celsius.
Blagoja Milevski në momentin e fundit mbeti pa Milan Ristovskin dhe Aleksandar Trajkovskin, të cilët u tërhoqën për shkak të lëndimeve, kështu që trajneri vendosi të thërrasë Mario Ilievski.
“Bëhet fjalë për kundërshtar serioz i cili është përgjegjës në lojën tij dhe i disiplinuar. Kemi respket maksimal jo vetëm ndaj Ishujve FAroe por edhe ndaj gjithë kundërshtarëve në grupin tonë”, tha Bllagoja Milevski, trajner.
“Mendoj që atmosfera është shumë më e mirë, është më ndryshe se herave tjera. Këtë herë kemi lojtarë që kanë bërë transfere të mëdha që vijnë me energji të reja dhe me fuqi për të na ndihmuar dhe për të dhënë maksimumin për këto ndeshje që në presin. Për nesër nuk pranohen ankesat. Sic është për në fusha jo e përshtatshme, edhe për kundërshtarin është e njëjta”, tha Enis Bardhi, futbollist.
Maqedonia e Veriut përveç Ishujt Faroe në grup i ka, Armeninë dhe Letoninë.
Ndeshja Ishujt Faroe – Maqedoni e Veriut zhvillohet të shtunën me fillim në ora 15:00.
Ndryshe sonte ndeshje zhvillon edhe Kosova e cila përballet me Rumaninë, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë të shtunën takohet me Ukrainën.
