Maqedonia e Veriut feston 31 vjet pavarësi! Vendi hapi negociata për anëtarësim në BE, të kushtëzuara me futjen e bullgarëve në Kushtetutë

TË FUNDIT

Këto fjalë me të cilat Presidenti i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov ua uroi qytetarëve vendimin për pavarësi, mbetën të gdhendura në historinë si një datë e rëndësishme për shtetin, pas çka ishte shpallur pavarësia e Republikës, e cila deri atëherë ishte në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).

Më 8 shtator të vitit 1991 “pro” formimit të një shteti të pavarur dhe të lirë votuan mbi 95% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që dolën në referendum. Referendumi është mbajtur në kushte jashtëzakonisht të vështira sepse në Jugosllavinë e atëhershme ishte nisur procesi i shkëputjes, por kishte edhe lufta mes republikave. Armata Popullore Jugosllave ishte e pranishme në Maqedoni me formacione të përforcuara dhe ushtrohej trysni ndaj udhëheqësisë së atëhershme shtetërore dhe politike që të mos braktiset Jugosllavia.

Më parë, më 25 janar ishte miratuar Deklarata për pavarësi nga ana e Kuvendit të parë të Maqedonisë, kurse vetëm dy ditë më vonë deputetët e zgjodhën Kiro Gligorovin për President të parë të Republikës së pavarur dhe sovrane. Moment i rëndësishëm pas referendumit, është shkëputja e qetë e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia. 

Udhëheqësia e atëhershme e Gligorovit u njoftua se largimi i armatës jugosllave nga kazermat maqedonase ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident.

Hapat e rëndësishëm për caktimin e pavarësisë ishin miratimi i Kushtetutës së re të Maqedonisë në Kuvend më 17 nëntor të vitit 1991, vendosja e denarit si valutë e Republikës së Maqedonisë më 26 prill 1992 dhe formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Subjektiviteti juridik-ndërkombëtar i shtetit përfundimisht ishte caktuar më 8 prill 1993 kur Maqedonia me aklamacion në Kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të bashkuara ishte pranuar si anëtare e 181-të e plotfuqishme e Organizatës botërore.

Këto tre dekadat e  pavarësisë së vendit kaluan me shumë vështirësi, si inflacioni treshifror që nga fillimi i viteve 90-ta. Kriza e Kosovës me refugjatë, embargoja greke, vetoja disadekadëshe si dhe konflikti në 2001.


Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, ndodhi atentati ndaj presidentit të parë Kiro Gligorov. Ai shpëtoi megjithatë jetën e humbi vozitësi i tij.

Në shkurt të vitit 2004, në fatkeqësi ajrore afër Mostarit, Bosnjë e Hercegovinë, jetën e humbi presidenti i dytë i Maqedonisë së pavarur, Boris Trajkovski.

Vitet e pavarësisë së shtetit i shënuan tre marrëveshje të rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit e cila i dha fund konfliktit ushtarak. Marrëveshja e Prespës me të cilën u ndryshua emri i shtetit, dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë pas së cilës disa çështje mbeten të hapura.

Nga viti i kaluar Maqedonia edhe zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa sivjet vendi i nisi negociatat me BE, të cilat nga ana tjetër, janë kushtëzuar me futjen e bullgarëve në Kushtetutë.