Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Lituani

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar hapjen e një ambasade në Lituani, me seli në Vilnius, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përcjell TV21.

Sipas MPJTJ-së, ky vendim do të forcojë dialogun politik, bashkëpunimin bilateral dhe përfaqësimin e interesave kombëtare të vendit. Ambasada e re pritet të ketë edhe rol rajonal në mbulimin e shteteve baltike në fusha politike, ekonomike dhe konsullore.

Lituania është vlerësuar si një nga vendet më mbështetëse të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe anëtare aktive e BE-së dhe NATO-s.