Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin në sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen shëndetësore të kafshëve

TË FUNDIT

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin e vendosur dypalësh në fushën e sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjen shëndetësore të kafshëve, përcjell TV21.

Këtë  e dakorduan në takimin e sotëm në Prishtinë, drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski dhe kolegu i tij i Kosovës, Flamur Kadriu.

“Theksi është vendosur në kontrollin e sëmundjeve të kafshëve”, theksoi Babovski.

Në takim, është folur  edhe për shkëmbimin ndërinstitucional të informacioneve për sigurinë ushqimore dhe tregtinë, për lehtësimin e të cilit janë shqyrtuar disa propozime dhe janë shkëmbyer edhe përvoja.