Pendarovski: “Ushtarë dhe udhëheqës tung”!
Armata: “TUNG”!
Pas përshëndetjes me gardën e nderit, vijuan edhe uratat e ndërsjella.
Zaev: Urime përvjetorin e parë, President
Urime, për shumë vite të tjera…
Maqedonia e Veriut sot shënon përvjetorin e parë nga anëtarësimi në Aleancën e NATO-s. Vendi ynë tashmë një vit është pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë.
Së pari, këndimi i himnit të Maqedonisë, NATO-s dhe Armatës, e pastaj edhe fluturimi i avionëve të NATO-s.
Anëtarësimi në NATO ishte beteja jonë dhe e fituam, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Pendarovski dhe Zaevi porositën se me NATO-n është krijuar një shtet i sigurt dhe stabil.
“Kjo gjeneratë e qytetarëve maqedonas e di se e vetmja mënyrë e vërtetë për t’ua kthyer borxhin paraardhësve të tyre për vendimet e tyre historike dhe të drejta, është ta tregosh guximin dhe mençurinë e njëjtë kur i zhvillon betejat e reja. Anëtarësimi në NATO ishte beteja jonë dhe ne e fituam. Me sakrifica, me rreziqe dhe me shumë punë, por e fituam”, tha Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.
“Aleanca është më e fortë për shkak të parimeve dhe vlerave tuaja të përbashkëta, angazhimit tuaj për idealet për liri dhe demokrati dhe për shkak të vendosmërisë suaj të fortë për të siguruar paqe dhe stabilitet”, potencoi Admiral Robert Burk – Komandant i Forcave të Bashkuara në Neapol.
“Anëtarësimi në NATO nuk është garanci se nuk do të ballafaqohemi më me sfida, sepse ato janë të pashmangshme për çdo vend në botë. Por, anëtarësimi është garanci se kur do të ballafaqohemi me to, nuk do të jemi vetëm dhe se gatishmëria jonë për rezistencë dhe mbrojtje do të shumëfishohet”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.
Pas fjalimeve solemne, vijoi demonstrimi i aftësive dhe gatishmërisë së Armatës…
Rrugëtimin drejt NATO-s e nisëm në vitin 1993 me vendimin e Kuvendit për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Pas Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit – nga Republika e Maqedonisë në Republikë e Maqedonisë së Veriut, procesi u zhbllokua.
Pastaj, në Samitin e Brukselit në vitin 2018 edhe zyrtarisht morëm ftesë për fillim të negociatave për aderim në NATO.
Protokolli i anëtarësimit u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2019, kurse më 27 mars në Uashington, me hapin e fundit zyrtar q; ishte deponimi i instrumentit për anëtarësim në Stejt Departmentin Amerikan, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht u bë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.
