Maqedonia e Veriu dhe ShBA konfirmojnë bashkëpunimin për siguri për teknologjinë 5G

TË FUNDIT

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Bajden prezanton ekipin që është gati “të udhëheqë botën”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i...

15 viktima dhe 1039 të infektuar me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3143 testime të realizuara. 1039 persona...

Kryeministri Zoran Zaev dhe nënsekretari për zhvillim ekonomik, energjetikë dhe mjedis jetësor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keit Kraç, firmosën sot memorandum mirëkuptimi për siguri të teknologjisë 5G.

Pas nënshkrimit, kryeministri Zaev dhe nënsekretari Kraç, folën për rëndësinë e këtij memorandumi, veçanërisht kur Maqedonia e Veriut, si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ka për obligim t’i harmonizojë politikat nacionale për zhvillim të komunikimeve elektronike me politikat e BE-së dhe ato të ShBA-ve.

Me këtë memorandum, tha Zaev, Maqedonia e Veriut dhe ShBA, konfirmojnë vullnetin e tyre që ta përforcojnë bashkëpunimin sa i përket zbatimit të teknologjisë 5G që është në përputhje me Planin tonë operativ brodbend, që e kemi miratuar vitin e kaluar si dokument strategjik për epokën e re të digjitalizimin të vendit.

“Duke pasur parasysh përparësitë e teknologjisë pa tel të gjeneratës 5G, ky memorandum për bashkëpunim ka kuptim vital për ardhmërinë e vendit tonë në aspekt ekonomik, si dhe për sigurinë kombëtare. 5G do të mundësojë një sërë aplikacionesh të reja, përfshirë edhe sigurimin e shërbimeve kyçe për publikun. Sasia e rritur e të dhënave në mënyrë shtesë do t’i lidhin ekonomitë në botë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe ShBA-të, dhe do ta lehtësojnë tregtinë dhe shërbimet tej kufitare”, u shpreh Zaev.

TË NGJAJSHME