Të veshur me ngjyrat verdhekuq po vinin nga të gjitha anët e stadiumit.
Nacional Arena në Bukuresht dalë ngadalë po mbushej me tifoz.
Të impresionuar nga stadiumi por edhe të emocionuar nga debutimi, tifozët nga Maqedonia ishin më të zëshëm në tribuna.
E për ta parë ndeshjen në stadium ishte edhe një pjesë e kabinetit qeveritar se kryeministri Zaev dhe ministrat Osmani e Bekteshi.
Ndeshja filloi, por nuk shkoi si duhet. Austriakët na shënuan me Stefan Lainer në minutën e 18.
Por verdhekuqtë u kthyen në lojë. Pas një gabimi të portierit kundërshtar Pandev barazoi në 1-1. Ky gol do të futet në histori si goli i parë i Maqedonisë në një evropian.
Ekipi si duket harxhoi shumë energji në pjesën e parë, kështu që në të dytën pranoi edhe dy gola. Na shënuan Gregorish dhe Arnautovic.
“Normal ne jemi debutues në këtë KE. Kushte segmente kur luanim mirë, kishte segmente kur kishte rënie të koncentrimit. Në këto gara kur luani me kundërshtar cilësor mjafton që kundërshtari atë ta shfrytëzojë. Kokën lartë kemi edhe 2 ndeshje, kështu që fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Ukrainën”, tha Angellovski.
Në ndeshjen tjetër të grupit C Holanda mposhti Ukrainën me rezultat 3-2.
Maqedonia ndeshjen e radhës e ka të enjten më 17 qershor përballë Ukrainës.
Grupi C
Austria – Maqedonia e Veriut 3-1
Holanda – Ukraina 3-2
