Edhe pse, sipas Marrëveshjes së dy qershorit, prokurori special duhet të zgjidhet deri më 15 shtator, ndërsa kjo dhe çështjet e tjera duhet t’i kalojnë procedurat parlamentare, anëtari i grupit nga VMRO DPMNE, Nikolla Todorov thotë se sipas Marrëveshjes afati për të dakorduar prokurorin special është deri më 15 shtator.
Ai shpërfill edhe kërkesën e opozitës maqedonase, e cila kërkon që kjo çështje të dakordohet para një shtatorit, që të mund t’i kthejë deputetët e saj në Kuvend, më një shtator.
Në takimin e sotëm të grupit punues, ku do të shqyrtohen edhe cështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, nuk janë ftuar anëtarët e KSHZ-së. Sic duket grupi do të diskutojë vërrejtjet dhe rekomandimet që anëtarët e KSHZ-së i kanë shpalosur në takimin e fundit,transmeton zhurnal.mk
Sa i përket votimit në diasporë, anëtarët shqiptarë të KSHZ-së janë shprehur kundër. Pro votimit në diasporë është vetën VMRO DPMNE, e cila në dy cikle zgjedhore ia ka dalë të sigurojë të tre mandatetet nga diaspora.
Grupi punues, vec më ka filluar të shkelë afatet e përcaktuara më marrëveshjen e dy qershorit dhe protokollin e 15 qershorit.
Sipas marrëveshjes deri më 31 korrik, grupi duheshte të ketë shqyrtuar dhe modifikuar përbërjen e KSHZ-së, ndërsa deri në periudhën qershor – gusht duhej të dakordohen reformat strukturore nga kapitulli 23 dhe 24, që kanë të bjënë me pavarësimin e trupave relevant shtetëror, pavarësinë e mdias dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
