Krye-ndeshja e javës së 26 të LPFM-së, Shkëndija – Vardari që duhet të zhvillohej të mërkurën në Kumanovë, është anuluar me kërkesë të MPB-së. Komisioni i garave duke vepruar në bazë të kërkesës dhe rekomandimeve të MPB-së, pas ngjarjeve të sotme në Goshincë të Kumanovës, vendosi që kryendeshjen e kësaj jave ta anulojë. Pritet që organet e FFM-së, pas takimin tre palësh që duhet të mbahet nesër në FFM, do të merë vendimin se ku dhe kur do të luhet kjo përballje. Ndryshe ndeshja Shkëndija – Vardari nga FFM-ja, ishte shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë. Ndeshjet tjera të javës së 26-të, do të luhen të mërkurën sipas itinerarit të përcaktuar që më parë, raporton alsat-m.
