Maqedoni: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve për muajin korrik

Must Read

U ndërpre seanca ku në rend dite ishin vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, vazhdimi do të ricaktohet

Kuvendi sot e filloi seancën, në rend dite të së cilës ishin pesë vendimet për shpalljen e...

2 viktima, 194 raste të reja me Covid-19 dhe 158 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1697 teste të realizuara 194 persona...

Pendarovski: Gjendjet e jashtëzakonshme janë sjell me konsensus politik

Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk...
- Advertisement -

Pagesa e pensioneve për muajin korrik fillon prej nesër, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku shtojnë edhe se me pagesën e parakohshme dhe në faza të pensioneve, që realizohet në katër muajt e fundit, mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga coronavirusi.

“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit. Nesër do të paguhen pensionet me vlerë deri në 11.000 denarë, të mërkurën pensionet me vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të enjten prej 14.001 deri në 18.000 dhe të premten do të paguhen pensionet në vlerë prej mbi 18.000 denarë”, thuhet në kumtesën nga MPPS.

- Advertisement -

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartelë pagesore lidhur me llogarinë në të cilën do të transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e marta 28 korrik. Ata mund ta marrin pensionin e korrikut në bankomat.

Procesimi në faza i pensioneve, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit, duke e pasur parasysh atë që pensionistët si grup i rritur janë më të rrezikuar.

- Advertisement -

Prej atje përkujtojnë në obligimin për mbajtjen e maskës e cila e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës si dhe mbajtje të distancës gjatë pritjes në radhë dhe brenda në banka.

- Advertisement -
  • Tags
  • 2

U ndërpre seanca ku në rend dite ishin vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, vazhdimi do të ricaktohet

Kuvendi sot e filloi seancën, në rend dite të së cilës ishin pesë vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak...

2 viktima, 194 raste të reja me Covid-19 dhe 158 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1697 teste të realizuara 194 persona janë diagnostikuar me virusin korona.

Pendarovski: Gjendjet e jashtëzakonshme janë sjell me konsensus politik

Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë për konfirmimin...

Çaushoglu: Nëse Azerbajxhani kërkon Turqia do të ndërhyjë në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani është i aftë ta çlirojë territorin e tij vetë, por nëse dëshiron mbështetje dhe kërkon ndihmë, ne do të jemi me...

Transporti hekurudhor në Kinë, 108 milionë pasagjerë gjatë 11 ditëve të ardhshme!

Mbi 108 milionë pasagjerë pret të ketë shteti kinez në 11 ditët e ardhshme në transportin hekurudhor, shkaku i një feste kombëtare,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -