Eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, të premten e ardhshme më 18 shtator do të arrijë në Maqedoni për të shikuar përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit.
Hahn gjithashtu, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në suazë të vizitës në Maqedoni planifikon restartim të dialogut paraqasës (HLAD), gjë për të cilën partitë janë marrë vesh me Protokolin nga Przhino më 15 qershor.
Por sipas informacioneve të komisionit, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me përgjimet, atëherë Han do të anulojë dialogun paraqasës dhe do të mbajë takime me përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare në Maqedoni.
