Nga 1 janari, çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë do të ulet për 5,16 për qind, çmimi për bllokun e dytë dhe për tarifën e lirë të energjisë elektrike mbetet i njëjtë, përcjell TV21. Për bllokun e tretë do të shtrenjtohet për 2,88 për qind, ndërsa për të katërtin 1,86 për qind. Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski tha se konsumatorët prej një janarit, për qasje në rrjet do të paguajnë 200 denarë.
“Të gjithë konsumatorët, përkatësisht amvisëritë, do të paguajnë 200 denarë për qasje në rrjet. Gjithashtu, konsumi i energjisë elektrike është në rënie në vend kryesisht për shkak të instalimit të fotovoltaikëve nga amvisëritë dhe kompanitë”, shtoi Bislimoski.
