Maqedonas, shqiptarë, vllehë dhe serbë të bashkuar kundër Otomanëve

TË FUNDIT

Kaluan 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit e cila filloi më 2 gusht të vitit 1903 kundër osmanlinjve. Një pjesë e profesorëve thonë se në librat mësimorë të historisë mungojnë materialet ku përshkruhet Kryengritja e Ilindenit në vitin 1903 dhe kontributi i shqiptarëve në këtë periudhë. Në lidhje me këtë e pyetëm profesoreshën e historisë Natasha Kotllar.

“Në librat mësimorë mungon kontributi i palës shqiptare, gjithsesi ky është rezultat i asaj që gjendet në dokumentacionin”, deklaroi Natasha Kotllar, profesoreshë e historisë.

Ajo shton se të gjitha komunitetet etnike së bashku kanë luftuar kundër osmanlinjve.

“Mesazhi për bashkëjetesë që e dërgon Republika e Krushevës  realizohet gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mes partizanëve ka pasur maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë. Organizata e cila duhej të ndodhte në 1903 në fakt është realizuar 40 vjet më vonë”, shtoi Kotllar.  

Kryengritja e Ilindenit është një nga kapituj më të rëndësishëm të historisë së Maqedonisë. Dihet mirë se organet e pushtetit që i kanë vendosur kryengritësit në Krushevë ishin pasqyrë e diversitetit fetaro-etnik të popullsisë së Krushevës dhe se qëllimi i organizatës së Nikolla Karevit ka qenë pjesëmarrje e barabartë në pushtet dhe askush të mos ndjehet i anashkaluar për shkak të përkatësisë së tij fetare apo etnike.