Ukraina është nikoqire e manovrave ushtarake, të cilat filluan në Detin e Zi dhe në të cilat janë të përfshira edhe forcat e NATO-s. Në këto manovra po marrin pjesë 2500 ushtarë dhe 150 automjete ushtarake, helikopterë, anije dhe tanke.
Ukraina në këto manovra ka angazhuar 1 mijë ushtarë, nëntë anije luftarake dhe tetë fluturake, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 1 mijë ushtarë, pesë anije luftarake, dy nëndetëse dhe gjashtë fluturake.
500 ushtarët tjerë, gjashtë anije luftarake, tri nëndetëse dhe gjashtë aeroplanë janë angazhuar nga Bullgaria, Gjermania, Greqia, Italia, Rumania, Turqia, Britania e madhe, si dhe nga Moldavia dhe Suedia, shtete këto partnere të NATO-s./21 Media/
