Mandzukiç zyrtarisht futbollist i Milanit

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm sulmuesi kroat firmosi kontratën 6 mujore nga e cila do të përfitojë 1.8 milionë euro dhe nëse Milani kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm do të rinovohet edhe me një vjet tjetër.

Mandzukiç do të mbajë veshur fanellën me numër 9 dhe shikohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimoviç në qëndër të sulmit.

Ylli kroat fjalët e para si lojtar i Milanit ka dhënë me anë të një postimi në profilin e tij privat në Twitter.

Mandzukic ka falënderuar Milanin për mundësinë që i ka dhënë për t’u bashkuar me këtë klub të madh dhe u zotua se do të japë maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën të ketë sukses./21Media