MANDATI I GRUEVSKIT NESËR NË SEANCË, A DO TË VENDOSET NË REND DITE EDHE DORËHEQJA E TIJ?

TË FUNDIT

Nesër para se të fillojë seanca kuvendore, në të cilën do të debatohet për marrjen e mandatit të deputetit, Nikolla Gruevski, do të dihet nëse në rend dite do të vendoset edhe dorëheqja e tij e cila ka arritur para disa ditësh. Në takimin e sotëm të kryeparlamentarit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues nga VMRO-DPMNE-ja, nuk u soll vendim përfundimtar. Nga Kabineti i Xhaferit thonë se secili koordinator ka shprehur qëndrimin e tij dhe se kryetari i Kuvendit gjatë ditës së sotme do të realizojë takim edhe me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski. Nesër në seancën e 102-të të Kuvendit në rend dite do të jetë edhe vendimi i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit për marrjen e mandatit të Gruevskit, për shkak të mungesës së tij 6-mujore. Ndryshe, para disa ditësh në Kuvend ka arritur dorëheqja e Nikola Gruevskit, në hungarisht dhe e verifikuar nga noteri.