Manchester United dhe Lazio fillojnë bisedimet për Milinkovic-Savic

TË FUNDIT

100 milionë euro për Milinkovic-Savic

100 milionë euro për Milinkovic-Savic
Klubi italian kërkon 100 milionë euro për lojtarin serb. Manchester United dhe Lazio kanë filluar negociatat për lojtarin serb, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Mediaset.
“Djajtë e kuq” është në kërkim të një mesfushori të ri, derisa duket se Paul Pogba është në drejtim të Madridit.
United u përpoq të nënshkruajë me serbin edhe sezonin e kaluar, mirëpo Lazio nuk e lëshoi yllin e tyre.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është në Londër dhe këtë javë pritet të diskutohet për një marrëveshje të mundshme mes dy palëve. Kujtojmë që kërkesa e parë e Unitedit është që të ulë çmimin e kërkuar nga klubi italian.