Mançevski: Deri javën e ardhshme do të kemi Qeveri funksionale

TË FUNDIT

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Damjan Mançevski ka shprehur bindjen se deri javën e ardhshme do të kemi qeveri funksionale, raporton TV21.

“Propozimi i Qeverisë do ta pyesni mandatarin. Por, unë besoj se sot ose nesër, do të thotë këto ditë do të dorëzohet propozimi për Qeverinë dhe menjëherë do të votohet Qeveria. Besoj se deri javën e ardhshme do të kemi qeveri funksionale”, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.