Mançester Siti ka përgatitur plan dhjetëvjeçar për Mesin

TË FUNDIT

Mançester Siti po punon në nënshkrimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Mesi. Sipas “Tajms”, klubi anglez ka plan 10 vjeçar për argjentinasin. Do t’i ofrohet të luajë për Mançester Sitin dhe më pas të luajë për njërën nga nëntë klubet të cilat e përbëjnë Siti grupin e futbollit. Këtu mes tjerash kanë hyrë edhe Nju-Jork (SHBA), Jokohama (Japoni), Melburn (Australi).

Gjithashtu “qytetarët” duan ti ofrojnë Mesit rol të ambasadorit të klubit pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Mançester Siti beson se nënshkrimi i argjentinasit menjëherë do t’i rrisë të ardhurat nga kontratat për reklama dhe gjithashtu beson se kalimi i Mesit do t’i lehtësojë negociatat me lojtarët tjerë kulmorë.

Mesi, gjoja, ka biseduar për transferin e tij në Siti me trajnerin e përgjithshëm Pep Guardiola gjatë verës. Paraprakisht, futbollisti ka hyrë në përleshje me udhëheqësinë e Barcelonës dhe insistoi në tranferim. Ish-kryetari i klubit Jozep Baromeu nuk e lëshoi të largohet nga gjiganti katalonas.