Manastirliu telefonoi Filipçen

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësi,  Ogerta Manastirliu pati një bisedë telefonike me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ku i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës. Ministrja Manastirliu e siguroi Filipçen se janë të gatshëm për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Ministrja Manastirliu në facebook.