Tashmë është konfirmuar, këngëtari latin me famë botërore, Maluma, do të vijë në Shqipëri.
Ai do të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 14 mars.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Instagram. Ai ka lënë edhe linkun ku mund të blihen biletat.
Në videon që postuar Veliaj, Maluma bën thirrje për të qenë pjesë e koncertit të tij./21Media
