Array

MALOKU: SHËRBIMET SEKRETE E MBAJNË NË TENSION VERIUN

Must Read

PTHP Shkup dorëzoi ankesë për dënimin me kusht në lëndën për aksidentin te ëmbëltorja

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata e Apelit Shkup sot  dorëzoi ankesë  për gjykimin e shkallës...

Ambasadori i ri i BE-së: Me padurim pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend.

Zaev -Cakaj: Qeveria e re është konfirmim për përcaktimet euroatlantike dhe inkurajim për avancimin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj,...
- Advertisement -

Ndryshe nga vitet e mëparshme, në muajt e fundit, në Mitrovicën e veriut nuk ishin shënuar shpërthime. Por, shpërthimi i së shtunës, ka nxitur reagimin e njohësve të rrethanave të sigurisë në vend.
Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se incidenti i fundit në Mitrovicën e Veriut, nuk është befasues, madje as rezultati i incidentit, i cili, ka kaluar pa pasoja fatale për njerëz.
Sipas tij, e gjithë kjo është në vazhdën e atyre angazhimeve dhe përpjekjeve destruktive të palës serbe që ta mbajnë në tension situatën në veri.
“Është e ditur se janë shërbimet sekrete që e mbajnë të tensionuar situatën atje. Pala serbe është aty. Atë e dinë të gjithë, edhe faktori ndërkombëtar. Edhe ne e dimë, por edhe ata e dinë që ne e dimë. Asgjë këtu nuk është e re. Pra, mbahet situata e tensionuar aty. Ose, e kanë instrumentalizuar ndonjë grup radikal atje që përmes tij e mbajnë situatën e tensionuar atje”, thotë Maloku.
Maloku shton se të gjitha këto janë porosi se kinse nuk është bërë zgjidhja në veriun e Kosovës dhe se ata kërkojnë zgjidhje deri në përmbushjen e kërkesave maksimale që kanë serbët e veriut të Kosovës dhe vetë Serbia.
“Këto janë veprime shtyse për ta prurë dialogun në atë përfundim që Asociacioni i komunave serbe të marrë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet ajo ‘mini-Republika Serbe’ në territorin e Kosovës. Ndoshta, me më pak kompetenca se sa që i ka ‘Republika Serbe’, por në njëfarë formë ta krijojnë ata një shtet brenda Kosovës”, thekson Maloku.
Ndryshe, shpërthimi i së shtunës në Mitrovicën e veriut ka ndodhur para një lokali afarist, me ç’rast janë dëmtuar edhe xhamat e veturave dhe banesave në afërsi. Tash për tash, sipas zyrtarëve të policisë, ende nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e shpërthimit në Mitrovicën e veriut.

- Advertisement -

PTHP Shkup dorëzoi ankesë për dënimin me kusht në lëndën për aksidentin te ëmbëltorja

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata e Apelit Shkup sot  dorëzoi ankesë  për gjykimin e shkallës së parë  të Gjykatës Themelore...

Ambasadori i ri i BE-së: Me padurim pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend. “Arrita në Shkup....

Zaev -Cakaj: Qeveria e re është konfirmim për përcaktimet euroatlantike dhe inkurajim për avancimin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj, ministër për Evropë dhe Punë...

Mariçiq – Bërns: SHBA është aleat i fuqishëm në reformat për sundimin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së Kejt Bërns tha se ai pret mbështetje të fuqishme...

Ish deputetët dëshmuan për ngjarjet e 27 prillit, Xhaferi nuk u paraqit për shkak të obligimeve të tij

Seanca kuvendore e 27 prillit të vitit 2017 me kërkesë të LSDM-së, është caktuar të vazhdojë ditën e ardhshme më 28 prill....
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -