Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka zgjatur afatin e përdorimit të vaksinës Comirnaty nga gjashtë në nëntë muaj.
“Sipas ndryshimit të kryer, bartësi i miratimit Fajzer SRB ka dorëzuar dokumentacionin për miratim të variacionit edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar më 20.10.2021 nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore. Në datën 29.11.2021, Komisioni i sigurisë dhe shpalljes MALMED, në seancë e miratoi shkresën për profesionistët e shëndetësisë për zgjatjen e afatit të përdorimit të vaksinës Comirnaty. E njëjta gjë u është shpërndarë edhe punëtorëve shëndetësorë të ekipeve të vaksinimit, njoftuan sot nga MALMED.
Ata shtojnë se raporti përmbledhës i vetive të ilaçit dhe Udhëzimet për përdorim janë përditësuar më pas dhe në to theksohet afati i ri i ruajtjes së flakoneve të ngrira, i cili është zgjatur nga gjashtë në nëntë muaj. Kushtet e ruajtjes mbeten të pandryshuara, në një temperaturë prej -90°C deri -60°C.
Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, flakonet e pahapura mund të ruhen dhe transportohen në një temperaturë prej -25°C deri në -15°C për një periudhë deri në dy javë dhe mund të kthehen në një temperaturë prej -90°C deri në -60 °C.
Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED) e ka publikuar këtë vendim publikisht në ueb faqen e saj në nëntor 2021 dhe për të i ka informuar punonjësit shëndetësorë.
