Mali i Zi: Takim i Krivojapiqit me liderët e shumicës parlamentare për shkak të formimit të Qeverisë

TË FUNDIT

Me një minutë heshtje për shkak të vdekjes së mitropolit Amfilohije filloi takimi i mandatarit Zdravko Krivokapiqit  me përfaqësuesit e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe  e “Zeza mbi të bardhë”, të caktuar për shkak të formimit përfundimtar të Qeverisë së re.

Në takim marrin pjesë Andrija Mandiq, Nebojsha Medojeviq, Millan Knezheviq, Vladimir Jokoviq, Miodrag Lekiq, Dritan Abazoviq dhe Momo Koprivica.

Paraprakisht, në intervistën për “Dan” ambasadorja amerikane në Podgoricë Xhudi Rajsing Rajnke deklaroi se SHBA e nxisin mandatarin Qeverinë, veçanërisht  resorët më të ndjeshëm, t’i formojë me kuadër i cili i vlerëson vlerat perëndimore dhe NATO-n.