Mali i Zi në ‘Open Balkan’, Abazoviç: Përshpejton integrimin në BE

TË FUNDIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbështet nismën rajonale ‘Open Balkan’.

Në një intervistë për Dojçe Vele, ai ka deklaruar se ky projekt nuk duhet të dramatizohet.

Sipas tij, kjo nismë mund të shihet si mjet për integrimin e rajonit më shpejtë në Bashkimin Europian.

Ai thotë se për qeverinë e tij, çdo projekt që është në funksion të integrimit duhet parë si mundësi dhe jo si diçka armiqësore.

Kryeministri i malit të zi shtoi se ‘Open Balkan’ përputhet me Procesin e Berlinit.

Deri tani kësaj nisme i janë bashkuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Bosnje Hercegovina e kanë kundërshtuar.

MARKETING I PAGUAR POLITIK