Maldini: Milanit i mungojnë pesë lojtarë

TË FUNDIT

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, e ndau mendimin e tij për punën e klubit në tregun e transferimeve.

“E ruanim bazën e ekipit nga viti i kaluar. Listës së tanishme i mungojnë pesë lojtarë kyçë në krahasim me vitin e kaluar, por në të njëjtën kohë, më duket, u bëmë më të fuqishëm. Është e nevojshme që të përfundojnë disa gjëra të vogla në treg, ndërsa pastaj ekipi të rregullohet.

Ibrahimoviq dhe Zhiru? Gjithnjë duhet t’u lejoni lojtarëve më të mirë të luajnë. Nëse janë në rregull, pse nuk luajnë bashkë? Ata kanë strukturë të ngjashme fizike, por karakteristika të ndryshme. Ibrahimoviq mund të veprojë edhe si plejmejker i parë.

Mendoj se jemi në linjën e përbashkët në bisedën për rinovim dhe nënshkrim të marrëveshjes me Kesin. Duhet të veprojmë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë, pa i tejkaluar kufijtë e caktuar, deklaroi Maldini për “Futboll Italia”.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Seria A, Milani e fitoi Sampdorinë me rezultat 1:0. Ndeshjen e ardhshme milanistët do ta luajnë më 29 gusht kundër Kalarit.