Malazezët dhe serbët kundër këngëtarit shqiptar, David Dreshaj në Pastel: Do të luftoj me të gjitha forcat e mia

TË FUNDIT

“Te quiero – Je T’Aime” është projekti i radhës i publikuar nga këngetari shqiptar nga Mali i Zi David Dreshaj. Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip, por që videoklipi i këngës ngjalli shumë polemika e akuza ndaj këngetarit Daivd Dreshaj nga malazezët dhe serbët, përcjell TV21. E për të sqaruar të gjithë këtë situat, këngëtari David Dreshaj ishte i ftuar në emisionin Pastel të TV21. Dreshaj në Pastel tha se për xhirimin e videoklipi i ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga organet kompetente.

“Karriera ime nuk është e ndërtuar në baza të skandaleve. Këto kanë nxjerr skandal nga asgjë hiqi. Nuk po i arsyetohem askujt, jam në vendim tim, jam shqiptar dhe jam në shtëpinë time. Kur mori përmasa të tilla me detyruan të reagoj. Nuk kam pasur për qëllim të nxis polemika ose problematika mes nacionaliteteve të ndryshme ose dy shteteve. Kënga është vetëm tematik dashurie, dhe kështu që nuk ka asnjë reklam apo simoblikë, as kam përdor flamur shqiptar aty, as kam bërë ndonjë gjest. E potencoj edhe një herë që nuk kam pasur qëllime poltike, as nacionaliste, as fetare e as përçarje. Por edhe mediat në Mal të Zi nuk më kanë kursyer fare. Dëmin e kanë bërë, publikisht shifet se çfarë kanë bërë edhe në karrierën time. D.m.th ma kanë dëmtuar nderin si qytetar i Malit të Zi i nacionalitetit shqiptar. Por unë do të luftoj me të gjitha forcat me mia me drejtësi, deri sa të dalë në dritë e drejta dhe e vërteta që unë i kam dokumentacionet edhe në letër por edhe në e-mail”, tha këngëtari shqiptar nga Mali i Zi David Dreshaj në emisionin Pastel në TV21.