Makron: Terroristët nuk do ta ndajnë Francën

TË FUNDIT

Presidenti i Francës, Emanuel Makron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.

Ai mbrëmë gjatë një vizite në vendin e sulmit në periferi të Parisit në Konflan Sent-Honor tha se njeriu që vrau një mësues të shkollës së mesme për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed për studentët “qëlloi” lirinë e shprehjes.

“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Makron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.

Duke qëndruar para shkollës së mesme, ku viktima u sulmua, Makron tha se “një qytetar u vra sot sepse ishte mësues dhe sepse ai mësonte lirinë e shprehjes”.

Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes.

Kjo ngjarje po hetohet nga prokurorët për terrorizëm.