Kthimi në bankat e shkollës pas pushimit të parë vjeshtor për nxënësit francezë nuk është si ato të mëparshmit. Më shumë se dy javë pas sulmit ndaj profesorit të historisë Samuel Pati, nxënësit do të bëjnë nderimet e tyre sot me një minutë heshtje.
Kthimi në shkollë do të jetë ndryshe nga pikëpamja shëndetësore, pasi i gjithë vendi është kthyer në karantinë. Në këtë kontekst, presidenti Emanuel Makron iu drejtua drejtpërdrejtë në rrjetet sociale Snepçet dhe Instagram, raporton korrespondenti i MIA-s.
“Ttë gjithë ju që ktheheni në shkollë, këto pesëmbëdhjetë ditët e fundit kanë qenë një goditje e rëndë për të gjithë ne. Sot në klasë do të nderoni Samuel Patin. Ne mendojmë për të, ju dhe mësuesit tuaj. Të gjithë jemi të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Flisni për këtë me njëri-tjetrin. Flisni me mësuesit tuaj”, tha Makron.
Ai u bëri thirrje nxënësve të “flasin për atë që i bashkon”, duke thënë se “të jesh francez nuk do të thotë vetëm të jetosh në Francë, por me të gjitha të drejtat dhe detyrat, për të jetuar plotësisht me moton tonë: liri, barazi, vëllazëri ! “.
“Ditët në të cilat jetojmë janë të vështira, prandaj dua që t’i mbani mend këto pak fjalë. Ju jeni Franca. Të jesh francez, në shkollën e Republikës, do të thotë të mësosh të jesh i lirë, të zhvillohesh, të ngrihesh përmes dijes. Prandaj, jetojeni këtë kohë mësimi në maksimum. Përgatit të ardhmen tuaj. E ardhmja jonë jeni ju”, theksoi Makron. mb/