Makron do ta prezentojë përbërjen e qeverisë së re

TË FUNDIT

Presidenti francez Emanuel Makron sot do ta prezentojë përbërjen e qeverisë së re, qëllimi kryesor i së cilës është ta ndihmojë ekonominë në krizën më të rëndë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri francez Eduar Filip javën e kaluar dha dorëheqje, ndërsa Makron në vendin e tij e emëroi Zhan Kasteksin (55).

Ekonomia e vendit është në recesion historik pas krizës së koronavirusit.

Makron publikoi në Tuiter se është e nevojshme një “rrugë e re”, dhe theksoi një pjesë të prioriteteve të qeverisë së re – ekonominë, ndryshimet në sistemin e mbrojtjes sociale dhe mjedisore dhe mbrojtjen e sovranitetit evropian.

Analistët theksojnë se Makron kërkon një fillim të ri për t’u rikuperuar nga humbja në zgjedhjet lokale dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2022.