Pas deklaratës së djeshme të Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, se problemi i makinistëve është zgjidhur dhe se nuk do të vonojë më asnjë rrogë, biseduam me njeriun e parë të sindikatës së tyre, Dushko Çakarovski.
Ai thotë se është e saktë se dje në përfundim të orarit të punës kanë marrë gjysmën e rrogës për shtator, por të zvogëluar për 2.000 e deri më 2.500 për vozitës treni. Çakarovski, në një bisedë telefonike për TV 21 thotë se në ulje të rrogave ankohen mu ata që kanë mbajtur grevë. Siç thotë sindikalisti, pas festës do të kërkojnë takim me ministrin e transportit.
Përndryshe, një grup më i madh i makinistëve dy javë e bojkotuan punën, e një pjesë e linjave hekurudhore nuk funksiononin. Protestuan me grevë urie edhe para Qeverisë dhe Kuvendit. Grevën e ndërprenë pas takimit ministrin Misajllovski, ku siç u tha, u arrit marrëveshje për pagesën e rrogave të mbetura dhe shtesave për sigurim pensional dhe shëndetësor.
Gabriella Dimkoviq – Mishevska
