Majkrosoft: Hakerë rusë, kinezë dhe iranianë involvohen në fushatën zgjedhore në SHBA

TË FUNDIT

Majkrosoft mbrëmë doli me paralajmërim për involvim të grupeve të hakerëve rusë, kinezë dhe iranianë në fushatën aktuale zgjedhore në SHBA, për ndikimin ndaj rezultateve nga zgjedhjet presidenciale, të caktuara për 3 nëntor.

Sipas Nju-Jork Tajms, rusët punojnë në atë që të rizgjedhet presidenti aktual, Donald Tramp, ndërsa kinezët dëshirojnë zgjedhje të rivalit të tij demokrat, Xho Bajden.

Majkrosoft paradokohe informoi se ka pasur tentim për bastisje në serverët e një nga ndërmarrjet, të cilët japin shërbime në sferën e strategjisë dhe komunikimeve në shtabin zgjedhor të Bajdenit. Sulmet janë kryer nga hakerë rusë, pas të cilëve qëndron Moska, kumtuan disa media amerikane.

Bëhet fjalë për ndërmarrjen SKDKnickerbocker, e cila ka qenë e nënshtruar në sulme gjatë dy muajve të kaluara. Krahas Bajdenit, ndërmarrja u jep shërbime edhe demokratëve tjerë të cekur.

Në paralajmërimin e mbrëmshëm të Majkrosoftit thuhet se grupi i hakerëve rusë ka shënjestruar më shumë se 200 organizata, një pjesë e madhe prej të cilëve janë të lidhura me parti politike në SHBA, republikanë ose demokratë.