Mafia pyjore në shënjestër/ Këtë vit 1258 kallëzime kundërvajtëse dhe 97 kallëzime penale për vjedhjen e drunjve

TË FUNDIT

Policia pyjore vetëm gjatë këtij viti ka paraqitur 1258 kundërvajtje dhe 97 kallëzime penale për prerje të paligjshme të drurëve, ndërsa në tre vitet e fundit numri i kallëzimeve ndaj hajdutëve të kapur është mbi 6 mijë. Kështu bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili tha se në vend janë 7 pika kritike të vjedhjes së drurit. Lufta me mafinë pyjore vazhdon ende, tha Nikollovski, ndërsa një nga aksionet më të mëdha për këtë vit ishte në Malin e Zi të Shkupi.

https://www.youtube.com/watch?v=mcwP9BUYFT0

“Do të veçoj aksionin e madh policor që u organizua më 19 dhe 20 shtator në vendin e quajtur Ramno në Malin e Zi të Shkupit si një nga pikat kritike ku më shumë se 10 persona u privuan nga liria. Policia pyjore ka paraqitur numër rekord, 1258 kallëzime kundërvajtëse dhe 197 kallëzime penale në periudhën janar-nëntor 2023, ndërsa në mënyrë shtese janë dorëzuar kallëzime kundërvajtëse dhe penale nga Ministria e Punëve të Brendshme.”- deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër I Bujqësisë.