Presidenti i Venezuelës, Nikolla Maduro bëri thirrje në zgjedhje të parakohshme për Asamblenë e re kombëtare e cila për momentin është nën kontrollin e opozitës, lider i të cilës është Huan Guaido.
Sipas shefit të shtetit, propozimi i tij ka për qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Sot i propozoj opozitës – të përballemi në zgjedhje. Të zbatojmë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë kombëtare, për të parë kë mbështet populli”, bëri thirrje Maduro në protestë.
Ai theksoi se ato zgjedhje do të çojnë deri në “zgjidhje demokratike, të qetë dhe kushtetuese” të situatës së rëndë politike në Venezuelë.
Zgjedhjet e ardhshme për asamblenë ligjdhënëse duhet të mbahen në fund të vitit 2020. Maduro tani për tani nuk theksoi datë konkrete për votim të ri.
