Madhështore! Bizneset japin 5 milionë euro donacion për mega projektin – Qendra Rezidenciale për Autizëm dhe Sindromë Down për fëmijë dhe të rritur

TË FUNDIT

Në një nga hotelet më të mëdha në Prishtinë, Emerald është mbajtur iftar ku është shënuar edhe nata e madhe – e Kadrit.

Në kuadër të këtij iftari, janë realizuar edhe donacione të cilat kapin vlerën prej 5 milionë euro.

Kryetari i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se kjo shumë është donacion i bizneseve për projektin e madh – Qendrën ditore për fëmijë dhe të rritur me Down Syndrome.

“Natë e Kadrit – mblidhen rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë!🤲

Mbrëmja e sotme në Emerald ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.

Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë.

Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë.

Zoti kurre mos i humbte!”, ka njoftuar Kastrati.