Më 11 qershor 1999 zonja Albright vizitoi refugjatët kosovarë në Maqedoni.
Aty mori përqafime të ngrohta nga refugjatët. Zonja Ollbrajt iu drejtua atyre me një fjalim.
“Kjo është një pjesë e botës, në të cilën filloi Lufta e Parë Botërore, u zhvillua Lufta e Dytë Botërore dhe tani po sillni një histori të re ku popullit të Kosovës po i jepet shpresa dhe për të jetuar në liri sipas mënyrës që qytetartë duan të jetojnë. Kështu që faleminderit juve dhe Zotit. Jam shumë- shumë krenare që jam pjesë e ekipit tuaj”, deklaronte Madeleine Albright.
Më 29 qershor 1999 ishte vizita e parë e zonjës Madeleine Albright në Kosovë pas lufte.
Ajo mbajti fjalim mes brohoritjesh në qendër të Prishtinës.
“Nuk ka asnjë gabim. Për sa kohë që ju zgjidhni, Kosova do të mbetet shtëpia juaj”.
Atmosferë…”, thoshte Madeleine Albright.
Presidenti amerikan Klinton dhe sekretarja e Shtetit Ollbrajt po më 1999, pikërisht më 23 nëntor vizituan Ferizajn, jo larg kampit ushtarak të forcave amerikane “Bondsteel”.
Zonja Ollbrajt u nderua me “Medaljen e Artë të Lirisë” që presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ia dorëzoi ish-sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, më 12 qershor 2005, në 5-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ndërsa, më 12 qershor 2019, në 20- vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës bashkë me ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Madeleine Albright pati vizitën e fundit para ndarjes nga jeta. Me atë rast u zbulua busti i zonjës Ollbrajt në Prishtinë
“Dua ta falënderoj atë që më ka bërë aq të gjatë në bust. Jam shumë e nderuar të jem këtu dhe dua të them shpesh nëse më pyesin se çfarë më bënë më krenare kjo është Kosova, sepse ne ishim në gjendje të ruajmë Kosovën dhe të sjellim paqe në Kosovë. Është kënaqësi që shohim këtu flamuj të SHBA-së dhe jam krenare që jam këtu. Jam e nderuar që të kem një statujë këtu, sepse ky vend, ky shtet ka shumë kuptim për mua”, deklaronte Madeleine Albright.
