“Made in Kosova, gati për krejt botën” – Vjosa Osmani jep lajmin e madh për prodhimin e anijeve

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se tashmë në Kosovë prodhohen edhe anije “Made in Kosova”, duke shtuar se tash janë gati për botën.

Këto anija prodhohen nga “Koshi Group”, Prizren.

Osmani përgëzoi për këtë sukses që e quan punë të palodhshme dhe inovacion.

“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? Made in Kosova, gati për botën! Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë. Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, ka shkruar Osmani.