Macron: Vendimtare, nisja e zbatimit të akordit Kosovë-Serbi

TË FUNDIT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përshëndetur akordin mes Kosovës dhe Serbisë të arritur më 18 Mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një konference për media pas përfundimit të samitit dyditorë të liderëve të BE-së, Macron theksoi se tani është vendimtare që të dyja vendet të tregojnë përgjegjësi kështu që ujdia në fjalë menjëherë të zbatohet e tëra dhe në mirëbesim.

Presidenti francez, ka shtuar se bashkë me Gjermaninë punuan ngushtë për propozimin evropian dhe se që dy vendet do vazhdojnë të jenë aktive në këtë kuptim.