Macron: Punuam shumë për planin franko-gjerman, të zbatohet menjëherë marrëveshja e Ohrit

TË FUNDIT

Presidenti francez, Emanuel Macron teksa ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars, ka theksuar se ajo duhet të zbatohet.

Duke folur pas një takimi të lidervë të Bashkimit Evropian, ku shefi i politikës së Jashtme Evropiane, Joseph Borrell evidentoi marrëveshjen e Ohrit, Macron tha se Gjermania dhe Franca kanë punuar së bashku për hartimin e planit franko-gjerman.

Ai e cilësoi takimin e Ohrit si mjaft domethënës por që tashmë sipas tij duhet filluar implementimi i marrëveshjes.

Në fund, dëshiroj ta përfundoj duke përshëndetur marrëveshjen e arritur më 18 mars ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Përfaqësueses së Lartë. 

Ky është një përparim domethënës. Është thelbësore që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi duke zbatuar menjëherë në mirëbesim të gjitha detyrimet e tyre sipas marrëveshjes. 

Ne mbetemi të mobilizuar në këtë drejtim. Ju e dini se sa shumë Gjermania dhe Franca kanë punuar së bashku për këtë temë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Macron në fund të fjalë së tij.