M-NAV me reagim pas paralajmërimeve për grevë: Nuk do të lejojmë “mbylljen e qiellit”

TË FUNDIT

Bordi menaxhues i M-NAV njoftoi se puna e kontrollit të fluturimeve nuk duhet të ndalet në asnjë rrethanë, duke reaguar ndaj paralajmërimeve për grevë dhe mundësisë për “mbylljen e qiellit” më 20 dhe 24 tetor, përcjell TV21. Nga M-NAV theksojnë se institucioni është pjesë e infrastrukturës kritike dhe ka detyrim ta garantojë sigurinë e udhëtarëve dhe të trafikut ajror.

Menaxhmenti e njeh të drejtën për grevë, por kujton se duhet të sigurohet numër i mjaftueshëm kontrollorësh për menaxhim të sigurt të fluturimeve. Nga M-NAV reagojnë ashpër ndaj, siç thonë, informacioneve sensacionaliste dhe të pasakta nga një pjesë e sindikatës, duke vlerësuar se ato mund të shkaktojnë panik dhe paqëndrueshmëri në shërbimet ajrore. Udhëheqësia përcjell se mbetet e hapur për dialog me sindikatat dhe njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për funksionim të pandërprerë dhe të sigurt të trafikut ajror./tv21.tv