Lushaku: Nuk jemi kundër Konjufcës, por e papranueshme kandidatura partiake

TË FUNDIT

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me propozimet për kandidatura, transmetoi RTV21.

Ajo theksoi se LDK-ja nuk ka kundërshtim personal ndaj Glauk Konjufcës, por e konsideron të papranueshme mënyrën e propozimit të tij.

“Nuk kemi kundër Glauk Konjufcës, por është e papranueshme të propozohet si kandidat partiak”, deklaroi Lushaku.

Sipas saj, proceset e tilla të shmangin qasjet e ngushta partiake, në mënyrë që të sigurohet një përfaqësim më i gjerë politik.