Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek duke komentuar deklaratat e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënën për gazetën serbe “Danas”, se njësit speciale hetues në vitin 2014 nuk ishin kundër UCK-së si tërësi.
“Siç e di zoti Gjuriq, një njësit special hetues në vitin 2014 gjeti dëshmi të fuqishme kundër disa zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sigurisht që jo edhe kundër UÇK-së si tërësi”, tha Lunacek për gazetën beogradase.
Ajo shtoj që kjo është edhe arsyeja pse Kosovës i duhet themelimi i Gjykatës Speciale. “Prandaj, unë dhe raporti im aktual i PE-së për Kosovën theksojmë se themelimi dhe funksionimi i gjykatës speciale për krime lufte duhet të jenë prioritet për Qeverinë e re të Kosovës”, ka shtuar Lunacek./ 21MEDIA
