Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se mban përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve, që siç shtoi, nuk arriti ta dërgojë LDK-në aty ku ka menduar se duhet të jetë, përcjell TV21. Abdixhiku tha se do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar “të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar”, ndërkohë që nuk përjashtoi as mundësinë e dorëheqjes nga pozita e kryetarit.
Tutje, Abdixhiu uroi fituesit e zgjedhjeve.
