Lulzim Basha rizgjedhet kryetar i PD-së

TË FUNDIT

Komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme, duke shpallur zyrtarisht fitues të garës për kryetar të këtij subjekti politik, Lulzim Bashën.

Kryetari i këtij komisioni, Jemin Xhata ka prezantuar para mediave rezultatin përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve të brendshme brenda PD-së, ku rezulton se kanë votuar 41.097 anëtarë.

“Për Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë, për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë, për Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe për Lulzim Bashën kanë votuar 32.882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni zgjedhor i PD-së, shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Bashën”, ka thënë ai.