LUKSEMBURG, MBLIDHEN MINISTRAT E JASHTËM TË BE-së, ROT: RMV DHE SHQIPËRIA I KANË BËRË DETYRAT E SHTËPISË

TË FUNDIT

Ministri i Gjermanisë për Evropë Mihajl Rot thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë bërë detyrat e shtëpisë që vitin e kaluar ua dha Bashkimi Evropian. Këto fjalë ai i tha para nisjes së takimit të Këshillit Evropian për Punë të Përgjithshme, duke shtuar se zgjerimi i BE-së është i rëndësishëm për sigurinë, stabilitetin dhe paqen e gjithë Unionint.

“Maqedonia e Veriut ka bërë histori me Marrëveshjen e Prespës që dha një shembull të guximit dhe vullnetit për pajtim. U zgjidh një konflikt thuajse 30 vejçar dhe kjo duhet të njihet. Bashkimi Evropian nuk duhet ta humbasë kredibilitetin, qëllimi ynë është që të merremi vesh për fillim të negociatave aderuese. Ato do të jenë të gjata dhe të vështira, por bëhet fjalë për kredibilitet dhe stabilizim të demokracisë, lirinë e fjalës dhe sundimin e ligjit në këto shtete. Pa BE-në kjo nuk do të funksiononte”, deklaroi Mihael Rot, Ministër i Gjermanisë për Evropë.

Rot mohon se Gjermania po bëhet pengesë e Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës për nisje të bisedimeve, ndërsa shtyrjen e vendimit për në vjeshtë e arsyeton me publikimin e vonuar të raportit të progresit dhe nevojës që ka Bundestagu për ta shqyrtuar të njejtin. “Duhet t’i japim pak kohë Bundestagut dhe unë besoj se më së voni deri në tetor do të sjellim vendim pozitiv” përfundoi Ministri gjerman Rot.

Në Luksemburg janë mbledhur Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të cilët mes tjerash pritet të debatojnë edhe për fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë dhe Shqipërisë.  Kjo mbledhje i paraprin asaj të Këshillit Evropian që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor ku dhe pritet të merren vendime përfundimtare.

Përflitet se sot në mbledhjen e ministrave të jashtëm nuk do të ketë ndonjë vendim final por vetëm do të lëshohet një deklaratë që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. Arsyeja e mossjelljes së një vendimi përfundimtar, siç­ shkruan portali gjerman Euroaktiv, është se pritet edhe vendimi i Bundestagur gjerman. Megjithatë burime diplomatike të po këtij portali kanë thënë se tashmë ekziston një koncensus që Maqedonisë së Veriut t’i jepet dritë jeshile, ndërkaq Shqipëria ende po lufton e që të marrë mbështetjen e 28 vendeve anëtare.

Përgatiti: Besir Arifi