Lojtari i Interit, Romelu Lukaku është i kënaqur me plasimin në çerekfinalen e Ligës së Evropës. Ai shënoi një nga dy golat në triumfin e mbrëmshëm ndaj Hetafes në finalen e tetë të luajtur në fushë neutrale në Gelzenkirhen, Gjermani.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që luan në mënyrë agresive. Por ne luajtëm mirë, mbrojtja bëri një punë të mirë, jam i lumtur që shënova një gol. Kristian Eriksen gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm, ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë”, deklaroi Lukaku për “Skaj Sport Italia”.
Tashmë po mendoj për ndeshjen tjetër. Ekipi po rritet dhe është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i përmbahemi këtij mentaliteti, kësaj dëshire për t’u përmirësuar çdo ditë, shtoi Lukaku.
Kundërshtari tjetër i Interit në LE do të jetë fituesi i duelit, Glasgov Renxhers – Baer Leverkusen.
